Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
-Parajsajone-ForumGalleryKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimiFIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU Chat10

 

 FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
ELTONI
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
ELTONI


Numri i postimeve : 670
Age : 42
Location : POSHTE URES
Humor : CA TE HASH !!
Registration date : 13/07/2008

FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU Empty
MesazhTitulli: FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU   FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU Icon_clockMon Dec 01 2008, 14:34

Moisiu u lind Kavajė. Nė moshėn 19 vjeēare shkon nė Vjenė, ku ai me ndihmėn e Jozef Kainc iu pėrkushtua aktrimit. Mė 1898 e nisi karrierėn e vet si kompars (aktorė qė luajnė rol tė vogėl) nė Burgtheater. Pastaj vijuan angazhime nė teatėr nė Pragė dhe Berlin. Nė Berlin Aleksandėr Moisiu u pranua nė seminarin e Max Reinhardt me tė cilin shkoi nė turne nė Petersburg (1911). Atje u dallua pėr rolin e Edipit. Pas kėtij suksesi ai u angazhua nė shumė vende tė Evropės dhe Amerikės Veriore.
Fusha e veprimit tė Moisiut pėrmblidhte tė gjithė spektrin e literaturės evropiane tė teatrit, duke filluar qė nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumė tė njohura u bėnė interpretimet e tij tė Hamletit, tė Edipit, tė Jedermann dhe tė Fedja nė veprėn e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallė”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore nė premierat e pjesėve teatrale tė Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), tė Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe tė Hofmannsthal-it (“Jedermann”).
Nė vitin 1920 ishte i pari qė nė Lojėrat Festive tė Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor nė “Jedermann”.
Moisiu vlerėsohej shumė nga publiku i tij pėr shkak tė zėrit tė tij tė bukur si dhe pėr angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos nė vitet para fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore si njė nga aktorėt mė tė mėdhenj nė hapėsirėn gjermanofolėse. Nė periudhėn mes dy luftėrave ishte shumė kohė nė turne. Nė Berlin aktronte nė kėtė kohė vetėm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej kėtu si i vjetėruar dhe nuk mund tė matej mė me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.
Prej vitit 1910 e deri mė 1935 mori pjesė nė 10 produksione tė filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zė.
Nė vitin 1935, pak kohė para vdekjes sė tij, Moisiu kėrkoi shtetėsinė e Shqipėrisė si dhe atė tė Italisė. Shqipėria refuzoi kėtė kėrkesė, kurse Italia ia dha shtetėsinė Moisiut, kur ai ishte i shtrirė nė shtratin e vdekjes.
Ai vdiq mė 22 mars tė vitit 1935 nė Vjenė. Ai ėshtė i varrosur nė varrezat e komunės sė Morcote-sė, pranė qytetit Lugano nė kantonin e Tessin-it nė Zvicėr.
Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos nė Shqipėri si njė ndėr aktorėt mė tė mėdhenj tė vendit, edhe pse ai qė nga rinia e tij mė nuk e vizitoi Shqipėrinė. Shkolla e aktrimit nė Tiranė si dhe teatri i Durrėsit e mbajnė emrin e tij.
Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu ėshtė stėrgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndėr tė tjera i njohur me rolin e tij kryesor nė serinė “ Komisar Rex”).


Edituar pėr herė tė fundit nga ENTONY nė Mon Mar 16 2009, 23:05, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://parajsajone.com
ELTONI
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
ELTONI


Numri i postimeve : 670
Age : 42
Location : POSHTE URES
Humor : CA TE HASH !!
Registration date : 13/07/2008

FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU Empty
MesazhTitulli: NAIM FRASHERI   FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU Icon_clockMon Dec 01 2008, 14:35

Naim Frashėri lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr tė Pėrmetit; vdiq mė 20 tetor 1900 nė lagjen Erenqoj tė Stambollit, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janė sjellė nė Shqipėri. Ishte poeti mė i madh i rilindjes kombėtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturės shqiptare.

Nė vendlidje bėri mėsimet fillore dhe nisi tė mėsonte persishten pranė teqesė bektashiane. Mė 1865 familja u shpėrngul nė Janinė, ku bashkė me vėllanė mė tė vogėl Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" (1869). Bėri pastaj pak muaj nė Stamboll, si nėpunės i vogėl nė zyrėn e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye nė vendlindje pėr klimė tė mirė. Nė fillim ishte nėpunės tė dhjetash nė Berat e mė pas i doganės nė Sarandė (1872-77). Nė kėtė periudhė Naim Frashėri bėri prova tė vjershėrimit shqip, nėn ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershėrimit persisht, me sukses, duke botuar mė vonė edhe njė pėrmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ėndėrrimet, 1885). Nėn ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, njėri nga udhėheqėsit e sė cilės ishte Abdyli, vėllai i tij mė i madh, dhe tė veprimtarisė kulturore patriotike tė Shoqėrisė sė Stambollit, nė krye tė sė cilės ishte Samiu, Naim Frashėri braktisi vjershėrimin persisht dhe iu kushtua letėrsisė shqiptare. Poema e tij e parė e re ishte Shqipėria (1880, botuar mė 1897), qė entuziazmoi patriotėt shqiptarė. Nė Stamboll Naim Frashėri ka qenė ndėr botuesit kryesorė tė revistės "Drita", mė pas "Dituria" (1884-85), ku u botuan shumė vjersha tė tij, proza e vargje pėr shkollat e para shqipe qė do tė hapeshin, disa shqipėrime tė shkrimtarit. Ai shėrbente si anėtar i Komisionit tė Botimeve pranė Ministrisė sė Arsimit, mė pas si kryetar.

Mė 1886 Naim Frashėri botoi poemėn e tij tė famshme Bagėti e Bujqėsi, atė greqisht Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katėr libra pėr shkollat: "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "E kėndimit tė ēunavet kėndonjėtoreja", (nė dy vėllime, me poezi, lexime tė ndryshme, njohuri tė para shkencore humanitare), si dhe njė "Histori tė pėrgjithshme". Mė 1888 vijoi me "Dituritė" (ribotuar mė 1895 me titullin "Gjithėsia", - shkenca tė natyrės). Mė 1890 doli pėrmbledhja e lirikave Lulet e verės, pastaj "Mėsimet" (proza patriotike dhe tė moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) mė 1894, sė fundi mė 1898 poema e madhe epike Historia e Skėnderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj.

Naim Frashėri u shqua pėr lirikėn e tij patriotike me temė aktuale (vjershat "Gjuha shqipe", "Korēės" 1887 etj.), u kėndoi me pasion tė rrallė mallit dhe bukurive tė atdheut ("Bagėti e bujqėsia") dhe bėri thirrje tė fuqishme pėr ēlirimin e tij (krijime tė ndryshme, "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve"), si dhe pėr begatimin e vendit dhe njė tė ardhme demokratike tė tij. Ai i kėndoi natyrės, dashurisė (poema "Bukuria", njė ndėr kryesoret e tij, 1890), miqėsisė, jetės intime (me brengėn pėr tė afėrmit qė bori). Poema "Historia e Skėnderbeut"qe njė kurorėzim i veprės sė tij, "testamenti i tij politik e poetik", me grishje tė hapėta pėr ēlirim nga Turqia ėshtė shkruar sipas traditės sė madhe barletiane. Nė poemat epike ai u ndikua nga historitė e vjershėruara tė Lindjes dhe nga bejtexhinjtė frashėriotė, po duke iu kundėrvėnė kėtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmės fetare (nė "Qerbelaja" dhe nė veprat e tjera, qė i hartoi pėr afrimin e elementit besimtar nė lėvizjen kombėtare).

Naim Frashėri u shqua edhe pėr poezinė meditative, nisi nė shqipet poezinė filozofike (vjersha "pėrėndia" 1890). Shkroi dhe proza pėr tė vegjlit dhe bėri disa pėrshtatje mjeshtėrore fabulash tė La Fontenit. Botėkuptimi i Naimit ishte nė thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh qė kishte pėr racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministėve francezė Volter, Ruso etj., me besimin e plotė nė shkencat dhe nė rolin e tyre revolucionar nė shoqėri (pranimi i teorisė Kant-Laplas dhe i darvinizmit, qė i propagandoi me guxim tė madh pėr kohėn), me demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin nė aftėsitė e pashtershme tė popullit tė vet pėr tė qėndruar, pėr t'u ēliruar, pėr tė vajtur pėrpara me hov, Naim Frashėri u bė njė veprimtar revolucionar nė tėrė fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik. E gjithė veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtė me ēlirimin dhe pėrparimin e vendit, me ēlirimin shpirtėror dhe ndriēimin e masave tė popullit. Ai kishte besim tė plotė nė aftėsinė e mendjes pėr tė njohur realitetin e pėr tė vėnė nė shėrbim tė njeriut njohjen e ligjeve tė botės. Kėrkonte arsimim pėr tė gjithė, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, tė vendit (njė "demokraci prej pleqet", pra tė njė ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitė e karakterit tė shqiptarėve (besėn, trimėrinė, bujarinė), traditat kombėtare qė nga lashtėsia pelazgjike. Bėnte thirrje pėr miqėsi me fqinjtė nė kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinė nė gjithė popujt e racat, ngrihej me forcė kundėr Megali Idesė e pansllavizmit, duke admiruar vetitė dhe kulturėn e popujve tė tjerė (poezinė pėrparimtare lindore, atė greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej tė cilave dhe u ndikua).

Naim Frashėri luajti, pėrkrah Samiut e pas Kristoforidhit, njė rol themelor pėr shqipen e re letrare, tė cilėn e shkroi me njė pasuri tė veēantė fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbėshtetur kryesisht nė gjuhėn e popullit, e shkroi tė pastėr dhe bėri njė punė tė dukshme pėr pasurimin e saj, duke e ngritur atė nė lartėsinė e njė gjuhe arti tė zhvilluar dhe kulture.

Ndikimi i Naim Frashėri, me gjallje tė shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetėm te shkrimtarėt shqiptarė tė kohės, por edhe tė periudhės sė mėvonshme, ishte i madh. Pas Ēlirimit u vunė nė pah dhe u ēmuan gjerėsisht meritat dhe vlerat e punės dhe tė krijimtarisė sė tij, pėrmes studimesh tė ndryshme. Ribotimet e veprave tė tij janė tė shumta; pėrveē tyre janė bėrė edhe disa botime kritike shkencore tė veprave tė Naimit. Emrin e Naim Frashėrit e mbajnė shkolla dhe institucione tė ndryshme. Pėr merita kulturore nė Shqipėrinė jepet urdhri qė mban emrin e poetit kombėtar .


Edituar pėr herė tė fundit nga ENTONY nė Mon Mar 16 2009, 23:05, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://parajsajone.com
ELTONI
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
×ŗ°”˜ INFO ”°ŗ×
ELTONI


Numri i postimeve : 670
Age : 42
Location : POSHTE URES
Humor : CA TE HASH !!
Registration date : 13/07/2008

FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU Empty
MesazhTitulli: GJERGJ KASTRIOTI   FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU Icon_clockMon Dec 01 2008, 14:37

Gjergj Kastrioti ishte djali mė i vogėl i Gjon Kastriotit dhe i princeshėsVojsava, fėmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi mė 6 maj 1405, u morr peng nga Pushtuesit Osman qė nė moshė tė mitur dhe u dėrgua nė oborrin e Sulltanit nė Adrianopojė. Atje, zgjuarsia dhe shkathtėsia e ēuan Gjergjin nė shkollėn e sulltanit (icogllanėve) qė pėrgatiste komandantė e nėpunės.

Natyra i kishte dhėnė dhunti mendore e fizike. Atje mori emrin Iskender (Aleksandėr). Pas mbarimit tė shkollės, Gjergj Kastrioti "(Skėnderi)" kreu detyra ushtarake nė Ballkan e nė Azinė e Vogėl, duke u dalluar pėr trimėri dhe pėr kėtė arsye iu dha titulli bej qė do tė thotė i madh, pra Skėnderbeu do tė thotė Aleksandri i Madh. Ai nuk e harroi kurrė Atdheun e tij tė dashur dhe priste me padurim rastin tė kthehej nė tokėn qė e lindi. Pėr mėse 12 vjet (1426-1438) ishte nė Shqipėri. Me vdekjen e tė atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por nė fakt sulltani e emėroi sanxhakbej jashtė tokave shqiptare.

Megjithatė Skėnderbeu nuk hoqi dorė nga ideja pėr t'u kthyer pėrfundimisht nė Shqipėri, deri nė vitin kur ai u nis kundėr Janosh Huniadit nėn komandėn e bejlerbeut tė Rumelisė.

Mė 3 nėntor 1443 nė afėrsi tė Nishit, u ndeshėn dy ushtritė. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tėrhoq nė panik. Skėnderbeu filloi tė zbatonte planin e kryengritjes, sė bashku me 300 kalorės shqiptarė e me tė nipin Hamza Kastrioti, u kthye nė Dibėr, ku populli e priti si ēlirimtar. Mori masa pėr pėrforcimin e rrugėve nga mund tė vinin osmanėt, dhe prej andej iu drejtua Krujės. Me njė ferman tė rremė shtiu nė dorė qytetin e garnizonin dhe kėshtu mė 28 nėntor 1443 u shpall rimėkėmbja e principatės sė Kastriotėve. Mbi kėshtjellėn e Krujės u ngrit flamuri me shkabėn e zezė dykrenare.

Fjalimi i Skėnderbeut nxiti frymėn atdhedashėse. Kryengritja ēlirimtare u bė e pėrgjithshme. Gjatė dhjetorit, Shqipėria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u ēliruan njėra pas tjetrės kėshtjellat e kėsaj zone.

Skėnderbeu ishte organizatori i Kuvendit tė Arbėrit, nė tė cilin u zgjodh si prijės i Lidhjes Shqiptare tė Lezhės.

Nė janar tė vitit 1468 Skėnderbeu u sėmur gjatė zhvillimit tė njė Kuvendi tė thirrur nga ai, nė tė cilin ishin tė ftuar tė gjithė princat shqiptarė. Vdiq me 17 Janar 1468 nė Lezhė.

I mbuluar me lavdi, ai u varros nė Lezhė. Shqiptarėt humbėn prijėsin e lavdishėm qė i udhėhoqi pėr 25 vjet rrjesht. E shoqja me tė birin emigruan, sikurse edhe njė pjesė e parisė shqiptare, pėr nė Itali.

shumė njerez mund te pyesin. Pse Skenderbeu, ne perkrenoren e tij e ka mbajtur dhien apo delen. Ekzistojn shumė thenje por e verteta qendron sepse pasi qe Skenderbeu i versuli natėn njė tub te medha delesh ndoshta me qindra mijera dele dhe mbi kokat e tyre e ka vendosur nga njė qiri ateher osmanet filluan te iknin duke menduar se ata jane njeres. kėtu QENDRON E VERTETA. Ekziston gjithashtu dhe ideja se kete perkrenare e ka mbajtur edhe pėr nder te Pirros se Epirit, pasi edhe ai ka mbajt po te njejten perkrenare.





Tek "Sheshi Skėnderbeu" nė Tiranė
[redaktoni] Epoka e Skėnderbeut nė veprat e Marin Barletit dhe tė autorėve tė tjerė shqiptarė bashkėkohės
Epopeja e Skėnderbeut e shk. XV dhe vetė figura e Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut ndikoi fuqishėm nė jetė shpirtėrore tė shqiptarėve dhe pėr rritjen e vetėdijes kombėtare tė tyre. Tė frymėzuar prej tyre, intelektualė tė shquar shqiptarė, i pasqyruan e i pėrjetuan ato nė vepra historike monumentale, nė tė cilat nisi jetėn e vet historiografia shqiptare.

Ne fillim tė shek tė XVI (1504) Marin Barleti botoi latinisht veprėn kushtuar luftės heroike tė shqiptarėve pėr mbrojtjen e Shkodrės, (rrethimi i Shkodrės). Por vepra qė e lartėsoi figurėn e tij si historian humanist ėshtė “Historia e jetės dhe e bėmave tė Skėnderbeut”, tė cilėn e botoi latinisht nė Romė rreth viteve 1508-1510. Kjo vepėr voluminoze njohu shumė ribotime nė gjuhė e nė vende tė ndryshme tė Evropės. Veprat e M. Barletit u bėnė burimi mė i rėndėsishėm ku patriotėt shqiptarė mėsonin historinė e epopesė legjendare tė shk. XV.

Periudha e Skėnderbeut u pėrjetesua edhe nė vepra tė tjera historike nga bashkėkohėsit e heroit. Njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Skėnderbeut, Dhimitėr Frengu, shkroi latinisht, nė frymėn e ideve humaniste tė kohės njė vepėr pėr jetėn e Skėnderbeut. mė disa ndryshime tė vogla ajo ndjek rrethimin e historisė sė Skėnderbeut tė M. Barletit, qė dėshmon sė kjo vepėr kishte pasqyruar drejt realitetin historik, tė njohur e tė panjohur edhe nga bashkėluftėtarėt e afėrt tė Skėnderbeut. Vepra e Dh. Frengut u botua pas vdekjes sė tij e pėrkthyer italisht, dhe njohu shumė ribotime nė kėtė gjuhe.

Njė vepėr tjetėr e rėndėsishme pėr tė njohur shoqėrinė shqiptarė tė shek. XV ėshtė “Historia dhe gjenealogjia e shtėpisė sė Muzakajve”, shkruar nė italisht mė 1510 nga bashkėluftėtari i Skėnderbeut, Gjon Muzaka. Ajo mbeti nė dorėshkrim dhe, pėr vlerėn qė ka pėr historinė mesjetare shqiptare, botuesi i saj i shek. tė XIX mė tė drejtė e ka cilėsuar atė si njė “margaritar”.


[redaktoni] Gjergj Kastrioti Skėnderbeu - Hero Kombėtar
Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu (1405 - 17 janar 1468) sintetizon njė epokė tė tėrė historike qė mori emrin e tij: luftėn njėshekullore kundėr pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nėn udhėheqjen e tij, lufta e shqiptarėve u ngrit nė njė shkallė mė tė lartė e mė tė organizuar dhe shėnoi njė kthesė vendimtare nė zhvillimin politik tė Shqipėrisė.

Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu ishte pėrfaqėsuesi mė konsekuent dhe mė i shquar i elitės drejtuese shqiptarė qė udhėhoqi mė vendosmėri frontin e luftės sė shqiptarėve kundėr pushtuesve osmanė. Ai realizoi tė parin bashkim tė shqiptarėve, Lidhjen shqiptarė tė Lezhės, e cila hapi rrugėn e krijimit tė shtetit tė pavarur shqiptar, themeluesi i tė cilit u bė ai vetė.

Kujdes tė veēantė Skėnderbeu i kushtoi ruajtjes sė burimeve tė brendshme ekonomike, tek tė cilat u mbėshtet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen nė brezin kufitar, nė lindje e nė jug, ai i dha mundėsi banorėve tė viseve tė lira tė zhvillonin njė veprimtari ekonomike deri diku normale.

Krahas mbrojtjes sė vendit, Skėnderbeu i kushtoi vėmendje ēlirimit tė viseve tė pushtuara qė ndikoi nė formimin e mėtejshėm tė lidhjeve mė banorėt e kėtyre viseve dhe nė forcimin e bashkimin e tė gjithė popullit shqiptar.

Aftėsitė e Skėnderbeut si burrė shteti spikatėn edhe nė marrėdhėniet me vendet e tjera. Duke pasur tė qartė sė rrezikut osman mund t’i bėhej ballė vetėm mė sukses vetėm me forca tė bashkuara, Skėnderbeu kėrkoi pareshtur pjesėmarrjen e vendeve evropiane nė luftė kundėr armikut tė pėrbashkėt.

Nė kushtet e pabarazisė sė theksuar ndėrmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skėnderbeu pėrpunoi strategjinė dhe taktikėn e tij luftarake, nė bazė tė sė cilės qėndronte mendimi se fitorja nuk mund tė varej nga numri i ushtarėve. Ai mbante armikun nė alarm tė pėrhershėm, i priste rrugėn e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur nė kurth, e godiste me sulme tė fuqishme e tė befasishme.

Skėnderbeu u shndėrrua nė simbol tė luftės pėr liri e pavarėsi. Ai mbeti njė figurė e dashur pėr shqiptarėt edhe pas vdekjes sė tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjė i gjallė nėpėr kėngėt, gojėdhėnat e tregimet e shumta popullore qė i dhanė atij tiparet e njė figure legjendare.

Vepra dhe figura e Skėnderbeut kishte pėrmasa dhe rėndėsi evropiane. Ai u vlerėsua lart nga personalitetet e shquara evropiane tė kohės. Kėtė e dėshmon edhe fakti sė pėr Skėnderbeun ėshtė shkruar njė literaturė e shumėllojtė, prej qindra vėllimesh, tė botuara nė shumė gjuhė.


Edituar pėr herė tė fundit nga ENTONY nė Mon Mar 16 2009, 23:06, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://parajsajone.com
baubau
BOSS
BOSS
baubau


Numri i postimeve : 362
Age : 33
Registration date : 04/03/2009

FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU   FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU Icon_clockWed Mar 04 2009, 17:57

aleksander muisiu car eshte:D:D:D:D:D:D??????
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU Empty
MesazhTitulli: Re: FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU   FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU Icon_clock

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
FIGURA TE SHQUARA ALEKSANDER MOISIU
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: (*_*)Letersia & Poezia(*_*) :: Historia Boterore-
Kėrce tek: